Flash

Krimineli i luftës në ish-Jugosllavi, vendimi final për Ratko Mlladiç jepet në qershor

Lapsi.al 30 April 2021
Krimineli i luftës në ish-Jugosllavi, vendimi final për Ratko

Shpallja e vendimit përfundimtar për ish-udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, do të bëhet më 8 qershor të këtij viti përpara Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, njoftoi të premten ky mekanizëm.

Në vitin 2017, Mlladiq është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Krimet kanë përfshirë edhe Masakrën e Srebrenicës, më 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Si mbrojtja, ashtu edhe prokuroria e kanë apeluar vendimin e shkallës së parë. Procesi kundër Mlladiçit ka nisur më 16 maj, 2012.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 24 korrik, 1995. Pasi ka kaluar gati 16 vjet në arrati, ai është arrestuar në Serbi më 26 maj, 2011, dhe është transferuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë më 31 maj, 2011. Gjyqi ka nisur në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të di...

16:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI