Flash

LSI: Të hapen kutitë në Berat dhe Durrës, të përsëriten votimet në Gjirokastër

Lapsi.al 30 April 2021
LSI: Të hapen kutitë në Berat dhe Durrës, të

LSI shpreson që të marrë të paktën dhe dy deputetë nga rinumërimi në Berat dhe Durrës si dhe të rizhvillojë votimet në Gjirokastër. Endrit Brahimllari shprehet se u shkel Kushtetuta me mbylljen e kufijve ndërsa në SPAK do të dorëzojë dosjen, sipas tij me manipulimin e votimeve.

Zgjedhjet e 25 prillit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i ka quajtur masakër zgjedhore.

Në një deklaratë të posaçme për mediat ai shprehet se do të dorëzojë në SPAK dosjen me faktet për manipulim zgjedhor.

"Po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet. Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh. Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar".

Për shkak të shkeljeve sipas tij duhen ribërë zgjedhjet në Gjirokastër dhe kërkoi rinumërim në dy të tjerë.

"Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar. Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat. Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore. Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit", tha Braimllari.

Rreth 83 mijë vota të pavlefshme u shpallën në këtë proces zgjedhor, dhe sipas Braimllarit vlerësimi i pavlefshmërisë së votave lidhet me manipulime zgjedhore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të di...

16:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI