Flash

OBSH: Më shumë të vaksinuar se të infektuar nga COVID-19 në Evropë

Lapsi.al 30 April 2021
OBSH: Më shumë të vaksinuar se të infektuar nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh se numri i personave të vaksinuar është më i lartë se ai i personave të infektuar nga COVID-19. Kreu rajonal i OBSH për Evropën, Hans Klugen u shpreh se edhe kur numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe viktimave bie, kërcënimi dhe rrezikshmëria e virusit mbetet, ai është ende potencial për të shkaktuar efekte shkatërruese.

Për herë të parë në 2 muaj, pasi Evropa ishte përfshirë nga një valë e rrezikshme e COVID-19, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje dhe stabilitet. Klugen tha se masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveritë e shteteve janë një faktor kyç në mbajtjen nën kontroll të situatës, duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm vaksinat për t’i dhënë fund pandemisë. Kreu i OBSH disa ditë më parë u shpreh se bota ka mjetet e duhura për të “luftuar” dhe për të vënë nën kontroll pandeminë, brenda disa muajsh, nëse ato përdoren në mënyrën e duhur.

Të këshilluara

Rusia dëbon 7 diplomatë evropianë

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovarkia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas sup...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI