Flash

6 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 1 May 2021
6 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të

Gjashtë persona kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Rinasit ka përfunduar me një viktimë, duke i marrë jetën 75-vjeçarit M.H. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e drejtueses së automjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që 5 persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. M., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit ;

V. M., 32 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI