Flash

Elisa për zgjedhjet: Edi Rama i ha për mëngjes këta

Lapsi.al 1 May 2021
Elisa për zgjedhjet: Edi Rama i ha për mëngjes këta

Elisa Spiropali ka mohuar akuzat për manipulim të procesit zgjedhor të 25 prillit. E ftuar në emisionin "Zone e Lire", ajo është pyetur nga Çani edhe për punësimet në adiministratë para zgjedhjeve dhe shpërndarjen e disa miliona eurove për familjet e prekura nga tërmeti. Por Spiropali ka mohuar gjithçka duke thënë gjithashtu se Edi Rama i ha për mëngjes partitë opozitare, që sipas saj janë të pafuqishme për të ardhur në pushtet. Më poshtë pjesënga biseda.

Spiropali: S’ka lidhje me administratën fare. O e kishte Sali Berisha në rresht administratën, i kishte të gjithë të rreshtuar. Nuk ia doli në 2013. Nuk fitohet kjo punë me administratë. Edi Rama ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me një strategji gjeniale organizimi se ne nuk jemi delirant të mos pranojmë faktet si bëjnë ata. Ne kemi punuar për këtë fitore, nuk ka forcë politike në territorin e Republikës së Shqipërisë si PS. Pranojeni, Edi Rama i ka mundur të gjithë.

Curi: Janë transferuar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogaritë e qindra mijërave votuesve për rindërtimin… Të gjitha këto, pastaj vaksinat…

Spiropali: Jep një emër

Curi: Vetëm emër s’jap unë se e zhysni, e varrosni pastaj.

Spiropali: Pse nuk e pranoni që Rama i ha për mëngjes këta? Unë Elisa Spiropali nuk kam blerë asnjë votë në territorin shqiptar. Nuk ia blen dot njerëzve dinjitetin

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI