Flash

I vuri flakën makinave në parkimin e qendrës tregtare në Lushnje, arrestohet 26-vjeçari

Lapsi.al 1 May 2021
I vuri flakën makinave në parkimin e qendrës tregtare në

Policia ka vënë në pranga një 26 vjeçar, në Lushnje, i cili qëllimisht i vuri flakën tre automjeteve më datë 19 shkurt, ku si pasojë e flakëve u dëmtua pjesërisht edhe magazina e qendrës tregtare. Ngjarja ndodhi në lagjen Çlirimi rreth orës 2:30, në parkimin e një qendre tregtare, ku si pasojë e flakëve u dogjën një Mercedes Benz, një Audi A4 dhe një automjet transporti tip “Fiat”.

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI