Flash

Meta: Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote është vendimtare

Lapsi.al 1 May 2021
Meta: Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote është

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar statistikat krahasuese të votave të pavlefshme që kanë dalë në zgjedhjet e 2013, 2017 dhe të këtij viti. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ndryshe nga dy vitet e mëparshme, përqindja e fletëve të pavlefshme ka qenë më e lartë.

Nisur nga kjo Meta, shprehet se duhet të numërohet çdo vote e pavlefshme, pasi sipas tij kjo është vendimtaer për të rritur besimin e qytetarëve.

"Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme. Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme. Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill. Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund. Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij. Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit. Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t'i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor. Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 202."

Këtë vit nga zgjedhjet e 25 prillit, 83 mijë vota kanë dalë të pavlefshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI