Flash

Ra nga lartësia, humb jetën punëtori në Durrës

Lapsi.al 1 May 2021
Ra nga lartësia, humb jetën punëtori në Durrës

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Shkozet, të Durrësit, ku një punëtor ndërtimi humb jetën, ndërsa ishte duke punuar. Viktima ishte një 51-vjeçar, i cili ra nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin me inicialet A. M., 65 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI