Flash

Vodhën shtëpi në Durrës, Lezhë dhe Krujë, policia arreston autorët

Lapsi.al 2 May 2021
Vodhën shtëpi në Durrës, Lezhë dhe Krujë, policia

Policia e Durrësit ka mundur të zbardhë një sërë vjedhjesh të ndodhura në tre qytete, Durrës, Krujë dhe Lezhë.

Policia, ka arritur që të vendosë në pranga autorët e dyshuar.

Këta të fundit akuzohen më së shumti për vjedhje banesash, në qytetet e lartpërmendura, ndërsa një rast, ka të bëjë me grabitjen e 5 biçikletave.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe Lezhë.

Arrestohen nga Policia autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan shtetasin Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Krujë dhe Lezhë, konkretisht:

Më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.;

Më datë 28.04.2021, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit F. Gj. (të cilën e dispononte me leje);

Më datë 17.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve G. Z. dhe A. S., banues në Lezhë;

Gjithashtu, më datë 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesat e shtetasve Gj. Z. dhe A. Z., banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Y. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.

—

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin P. P., 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI