Flash

OBSH miraton vaksinën e Moderna-s kundër Covid-19

Lapsi.al 2 May 2021
OBSH miraton vaksinën e Moderna-s kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër koronavirusit nga Moderna.

Sipas medieve të huaja, vaksina me teknologjinë mRNA nga prodhuesi amerikan, iu bashkohet listës së vaksinave të tjera të aprovuara nga OBSH-ja për përdorim emergjent, sikurse ato nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Miratime të ngjashme për vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka deklarua OBSH-ja.

Drita jeshile për vaksinën Moderna, e njoftuar të premten vonë, zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi.

Shumë vende pa sistemet e tyre të avancuara rregullatore mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së, për të vendosur nëse do t’i përdorin vaksinat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI