Flash

“Opozita nuk do t'i njohë zgjedhjet”/ Zbulohet qëndrimi që Basha mbajti me krerët e degëve

Lapsi.al 3 May 2021
“Opozita nuk do t'i njohë zgjedhjet”/ Zbulohet

Kanë dalë detaje nga takimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së hënës me strukturat drejtuese të kësaj force. Të parët që Basha ka takuar pas daljes së rezultateve kanë qenë sekretarët dhe krerët e degëve të PD-së.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Basha ka thënë se opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi sipas tij ato nuk ishin të lira e të ndershme dhe jashtë standardeve.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis një tur në çdo degë të PD-së”, - u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.

Këtë qëndrim e konfirmoi më pas edhe ish-deputetja Grida Duma në emisionin “Open”.

“Ky është pak a shumë qëndrimi, por në ditët në vijim do të kemi një qëndrim zyrtar. Pa dyshim ajo që Lulzim Basha thotë është më e pakta për atë që ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri” – tha Duma. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI