Flash

A do të hyjë PD në parlament?/ Zbulohet udhëzimi i Bashës për deputetët e rinj

Lapsi.al 4 May 2021
A do të hyjë PD në parlament?/ Zbulohet udhëzimi i

Pasditen e së martës kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se 1 orë një takim me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas asaj që raportojnë mediat nga burime nga brenda mbledhjes mësohet se Basha u ka komunikuar deputetëve rrugën që do të ndjekë më tej opozita.

Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht do të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm që lidhen me hyrjen në parlament.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” – mësohet të ketë thënë Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vd...

20:10

Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën ...

18:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI