Flash

Zbardhet takimi i Bashës deputetët e rinj të PD: Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore

Lapsi.al 4 May 2021
Zbardhet takimi i Bashës deputetët e rinj të PD: Fushata

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të partisë që drejton dhe ata të zgjedhur tanimë. Gjatë takimit, Basha mësohet të ketë deklaruar se PD doli më e fortë në këto zgjedhje, duke theksuar se fushata vazhdon me energji maksimale.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, në Shqipëri ndodhi vjedhja më e madhe e votave në historinë e vendit “e kryer nga Rama-Doshi”, duke shtuar se pavarësisht kësaj, opozita solli një arritje të madhe për partinë dhe vendin tonë

“Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”- mësohet të ketë deklaruar Basha./ Panorama

Të këshilluara

Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën ...

18:31

(VIDEO) Shpërthen në flakë makina në Vlorë

Policia e Vlorës njofton se një makinë tip “Opel” është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar. Policia nuk jep shumë detaje për...

10:54

Grabitje në mes të Tiranës

Një grabitje ka ndodhur një orë më parë në Tiranë. Rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifiku...

10:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI