Flash

Analiza/ Mbledhja me dyer të mbyllura. Basha si shfryrësi i zemërimit opozitar

Lapsi.al 5 May 2021
Analiza/ Mbledhja me dyer të mbyllura. Basha si shfryrësi i
Një meme po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Aty duket portreti i Lulzim Bashës në skaje të të cilit shfaqen dy slogane. Njëri: “Ne nuk i njohim këto zgjedhje”. Tjetri: “Ne do të hymë në parlament”. Në fakt, kjo kontradiktë thelbësore, që aq bukur kanë ditur ta kapin mjeshtrat e humorit, simbolizon në mënyrë perfekte sjelljen e liderit të humbur të demokratëve pas 25 prillit. Kjo u pa së fundi edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura, që u zhvillua në selnë e PD-së me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të fundit. “Ne do të hyjmë në Parlament, do të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të denoncuar masakrën elektorale që është bërë në 25 prill”, iu përgjigj Basha një pyetjeje të Mark Markut për mënyrën se si do të procedohej me aksionin e ardhshëm opozitar. Insistimit të deputetit të ardhshëm se a do të denoncohej vota e vjedhur edhe përmes protestës, Basha i dredhoi duke mos dhënë një përgjigje direkte: “Protestat janë gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por puna është se duhet të dimë se ku shkojmë me protestat. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme. Për momentin duhet të përfundojmë procesin e mbledhjes së fakteve që do vijojë deri të hënën e ardhshme”, këmbënguli ai. Lexo më tej:

Andi Bushati: PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Pra mesazhi qe i qartë: protestat nuk na çojnë asgjëkundi. Hyrja në parlament na ndihmon për denoncimin e zgjedhjeve. Po ti shtohen këtyre dy piketave edhe qëndrimi i mbajtur të dielën e zgjedhjeve, ku shefi i PD-së foli për fitore dhe jo për masakër, zhdukja pastaj për gati 48 orë, pa thënë asnjë fjalë, absurditeti i daljes në publik pas humbjes për të thënë se lufta vazhdon dhe se PD kish dalë më e fortë, duket sikuar Basha ka një linjë të përcaktuar : të zbehë zemërimin e militantëve të tij të revoltuar. Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjës për humbjen Po ku shkohet në këtë linjë ? Një burim nga PS që është marrë gjatë me mardhëniet me organizmat ndërkombëatrë, e që tani më është spostuar nga kjo detyrë tha për Lapsi.al se kjo është strategjia më e gabuar e mundshme. « Me këtë qëndrim të butë që po mabn PD edhe raporti përfundimtar i OSBE- ODHIR do të jetë më i rumbullakosur nga drafti fillestar. Edhe ambasadorët do të flasin gjithnjë e më pak për shit blerjen e votës. Përvoja na tregon se ndërkombëtarët, as nuk e çajnë kryet për të vërtetat, kur opozita nuk e ngre zërin fort për to. Dhe kjo ka sens, pasi askush nuk mund të presë që të huajt të jenë më të shqetësuar sesa vetë të dëmtuarit”, shtoi ai. Dhe Lulzim Basha po sillet pikërisht kështu. Ndonëse komisioneri për zgjerimin Varhely tha sot në Tiranë se nuk mund të kishte fillim të konferencës së parë ndërqeveritare me Brukselin, që shënon hapjen reale të negociatave, pa një parlament të plotësuar, Basha as këtë gjë nuk e ka vendosur si kusht të përkohshëm. A mos po i përgjigjet ai thirrjes së përsëritur të kryeministrit për të bashkëpunuar së toku për integrimin? A shpreson ai në thshethemnajën e përhapur ngado që flet për një klimë miqësore që mund të shkojë deri në bashkëqeverisje? Këto pyetje ende mbeten pa përgjigje. Por ato lënë të hapura të gjitha opsionet e një afrimi me Ramën, që do ta varroste përfundimisht kauzën e denoncimit të blerjes së votave dhe do ta shndërronte PD-në në një shtojcë fasadë të rregjimit. Katër vite më parë, nga tribuna e parlamentin që nuk e kishte braktisur ende, Basha i I tërhoqi vëmendjen Kryeministrit: “Më gënjeve njëherë turp për ty, po ndodhi për të dytën herë është turpi për mua”. Tani lideri demokrat po sillet si një politikan që e ka pësuar për herë të dytë. Por fatkeqësisht ai, turpin e vet, po e shkarkon mbi demokratët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI