Flash

Ekstradohet grabitësi famëkeq Markeljan Cungu në Shqipëri

Lapsi.al 5 May 2021
Ekstradohet grabitësi famëkeq Markeljan Cungu në Shqipëri

Policia e Tiranës ka ekstraduar 24-vjeçarin Markeljan Cungu, autor i dyshuar i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur Petrit dhe Afërdita Laze (Burrë e grua). Cungu, i njohur edhe si tmerri i grabitjeve në Shqipëri, ishte arrestuar në Kosovë.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”," raporton policia.

Kujtojmë se më 19 janar të vitit 2020, Cungu, së bashku me Fatjon Mërtënikajn, hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes, tek rruga “Njazi Meka”, por pasi u pikasën, plagosën pronarin e shtëpisë Petritin, bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Raportohet se ata me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë.

Si pasojë e kësaj situate, ka rezultuar e provuar se Markelian Cungu ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë me një plumb në bark, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.

Më pas Mertënikaj dhe Cungu janë larguar me shpejtësi, duke hedhur armët disa metra larg banesës.

Të këshilluara

9 përfitimet shëndetësore që sjell orgazma

Është e sigurt që keni dëgjuar shpesh për përfitimet e orgazmës, por nëse keni nevojë të rifreskoni njohuritë tuaja në lidhje me këtë temë, vazhdoni të lexoni ...

22:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI