Flash

Mashtrime me e-Mail/ Kujdes nga ata që ju thonë se jeni trashëgimtar të një pasurie

Lapsi.al 5 May 2021
Mashtrime me e-Mail/ Kujdes nga ata që ju thonë se jeni

Nëse keni marrë një email që ju jep të drejtën për të trashëguar pasurinë nga një familjar, atëherë ju jeni bërë pjesë e një sulmi kibernetik. Kjo metodë e përdorur nga grupet kriminale që në vitet 1970 duket se ka shënuar një rritje gjatë pandemisë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Emaile-t vijnë të përshtatura për ju, duke përdorur edhe mbiemrin e familjarëve, në mënyrë që mashtrimi jetë sa më i besueshëm. Eksperti Kushtrim Shala na shpjegoi historikun e kësaj piraterie dhe emërtimin nga agjencia amerikane FBI që ka ndjekur këto krime kibernetike.

“Inxhinieria sociale apo arti i manipulimit është pikërisht hallka më e dobët e sigurisë kibernetike. Llojet e informacioneve të kriminelëve kibernetikë janë të tilla duke nisur nga shënjestrimi i fjalëkalimeve.

Në këtë rast kemi të bëjmë me “Mashtrimin Nigerian”, i emërtuar i tillë për shkak të vendit nga ka nisur. Nga raporti i fudit i FBI-së tregohet se ky mashtrim ka shkaktuar rreth 4.9 mld dollarë dëme.”

Eksperti shpjegon më tej faktin kur duhet të dyshojmë nëse gjendemi përballë një situate të tillë dhe si duhet të reagojmë:

“Fakti që vjen nga një email që ti nuk e njeh. Nuk ka një titull, nuk ka një subjekt dhe ka një gjuhë shqipe shumë të varfër. Përpiqen që ta personalizojnë sa më shumë dhe të jenë sa më familjarë me ju.

Duhet të shikoni adresën e emailit nga vjen dhe që në fakt nuk është një adresë zyrtare, por nuk tregon asgjë për emrin apo identitetin e personit nga i cili vjen.”

Mos të joshemi. Në asnjë mënyrë të mos dërgojmë të dhëna konfideciale, të tipit të dhëna bankare apo të plotësojmë ndonjë formular të tillë, pasi në shumicën e rasteve hackerat apo keqbërësit përpiqen të bëjnë formularë të tillë që ti ngjajnë ofruesve realë bankarë.”

Në këto raste specifike nuk ka një adresë zyrtare ku mund të drejtohemi, megjithatë ka një faqe zyrtare të autoriteti kombëtar të sigurisë kibernetike, i cili na orienton për të raportuar përmbajtje të paligjshme.“/ TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI