Flash

VIDEO/ Endri Shabani lë në mes emisionin “Open” në TCH: Vazhdoni vetë...

Lapsi.al 5 May 2021
VIDEO/ Endri Shabani lë në mes emisionin “Open” në

Kreu i “Nisma Thurje” Endri Shabani e ka lënë në mes debatin në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e së mërkurës.

Ai po fliste për fushatën elektorale të forcës së tij politike dhe në një moment ka akuzuar edhe mediat, për humbjen e partive të reja që nuk u dhanë hapësirën e duhur.

“30 ditë fushate ka qenë e vështirë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët” – tha Shabani.

“Në këtë mes edhe media dhe analistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi humbur ne, kemi humbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve" - shtoi ai.

Në këtë çast është ndërprerë nga moderatorja Eni Vasili, por Shabani tha se nuk mori kohën e duhur për të mbaruar arsyetimin.

DEBATI

Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.

Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën …

Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,

Vasili: Pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Vasili: Po mirë, si të dëshirosh...

(Shabani heq mikrofonin dhe largohet).

Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI