Flash

91 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 humbje jete

Lapsi.al 6 May 2021
91 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 humbje jete

Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore 91

Të shëruar në 24 orë 894

Të shtruar në spitale 111

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632

Raste pozitive 131,510

Raste të shëruara 114,362

Raste Aktive 14,742

Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12431

Fier 505

Shkodër 356

Gjirokastër 242

Korçë 236

Durrës 231

Vlorë 220

Elbasan 133

Dibër 98

Berat 98

Kukës 96

Lezhë 96

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI