Flash

Grabitësit e kambistit fshehën paratë në një pusetë, policia i priti 2 ditë

Lapsi.al 6 May 2021
Grabitësit e kambistit fshehën paratë në një

Zbulohen detaje interesante nga arrestimi i njërit prej 3 grabitësve ndaj punonjësit të një pike këmbimi valutor në Tiranë të cilit iu morën me forcë 3 milionë lekë të reja. Burime nga grupi hetimor thanë se rolin e vëzhguesit e kishte 22-vjeçari Roni Spaho i vili kishte mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e 60-vjeçarit Qani Zili.

Sapo ai ka dalë me paratë për t’i dorëzuar në bankë kanë hyrë në aksion dy 26-vjeçarë të cilët e kanë kërcënuar me një sqepar dhe i kanë marrë paratë. Duke u larguar me një motor ata janë përplasur me një automjet në afërsi të një karburanti.

Aty e kanë braktisur motorin dhe duke u larguar i kanë fshehur paratë në një pusetë. Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe i ka zbuluar paratë, por i ka lënë aty dhe ka pritur që autorët të kthehen dhe t’i marrin ato.

Disa oficerë policie të veshur civilë kanë qëndruar në gatishmëri dhe mbrëmjen e së mërkurës është afruar 22-vjeçari Roni Spaho i cili është vënë menjëherë në pranga. 3 të rinjtë akuzohen për “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI