Flash

Mediat e Erdogan/ Si e ndërpreu avioni ynë në Tiranë konferencën e komisionerit për zgjerim (VIDEO)

Lapsi.al 6 May 2021
Mediat e Erdogan/ Si e ndërpreu avioni ynë në Tiranë

Mediat turke i kanë kushtuar vëmendje reklamës falas që u bë në Tiranë për Turkish Airlines në prani të kryeministrit shqiptar dhe përfaqsuesit të Brukselit.

Konferenca e përbashkët për shtyp e komisionerit të BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Edi Ramës në Rinas u ndërpre papritur për disa çaste.

Ishte komisioneri që ndaloi fjalën e tij nga zhurma që po shkaktonte avioni i "Turkish Airlines" aty pranë.

E për ta bërë edhe më të dukshëm për kamerat incidentin, avioni turk kaloi në mënyre precize paralel nga prapa kryeministrit dhe komisionerit në një klishe që u përhap më pas ngado.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, e vleresoi rastin e kalimit të një avioni të kompanisë gjatë konferencës si të rastësishëm, transmeton turkja Anadolu Agency (AA).

"Ekşi, në deklaratën e bërë në Twitter tregoi se si kompania ajrore që fluturon në më së shumti vende në botë, është bërë "mysafir rasti" i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore, Edi Rama" shkruan Anadolu Agency .

"Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti", tha Ekşi.

"Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore te Turqisë, Turkish Airlines", tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij në incidentin e rastësishëm që sot është bërë temë e mediave turke.

©LAPSI.AL 

[video width="1010" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/IMG_4126.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI