Flash

UÇK trazon Kuvendin e Kosovës, përplasje dhe kërcënime mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Lapsi.al 6 May 2021
UÇK trazon Kuvendin e Kosovës, përplasje dhe

Përplasjet verbale dhe fizike mes deputetëve detyruan Kuvendin e Kosovës të ndërpresë përkohësisht punimet e ditës. Tensionet u shtuan nga replikat me ministren e Jashtme, e cila akuzohet nga PDK-ja se ka cënuar pozitat e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Parlamenti i Kosovës u kthye të enjten në një arenë debatesh që rrezikuan përleshjet fizike.

Incidentet pasuan largimin nga salla të Partisë Demokratike dhe LDK-së, me arsyen se kryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po u ndërpriste fjalën.

Në dalje e sipër, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi replikoi me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, skenë që mobilizoi edhe deputetë të tjerë.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i LVV-së kanë pasur edhe përplasje fizike duke krijuar kështu rrëmujë dhe tension në dalje të sallës. Beqa, në një moment dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.

Situatën e tensionuan më herët fjalët e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nisur nga e shkuara, se ajo dikur kishte dashur të depozitonte në Gjykatën Speciale prova kundër ish-krerëve të UÇK-së, mes tyre Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët janë në paraburgim në Hagë.

Gërvalla tha se përgjegjësit për situatën janë pikërisht deputetët e PDK-së.

Gërvalla: Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli, mos ju ka kapur amnezia dhe të mos bëhemi qesharak, ju e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata Speciale. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale, atë e keni krijuar ju dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar pse e keni bërë një gjë të tillë dhe prandaj merreni çdo ditë me sajime, me gënjeshtra.

Tahiri: E nderuara ministre, sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë më të merret me Republikën e Kosovës, sepse të ka ty përfaqësuese në Kosovë. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Të dilet sot dhe të thuhet që nuk është bërë prej Serbisë Gjykata Speciale është turpi më i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj, sot dil dhe kërkoju falje qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse ajo Gjykatë është bërë me faktet e rrejshme të ofruara nga qeveria serbe, me fakte të sajuara nga qeveria serbe, dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar, sepse kjo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju, me dëshmi sikur ju. Prandaj, sot nuk ka nevojë Daçiqi të flasë, sepse është Donika Schëarz, se atë mbiemrin tjetër po më vjen marre me ta përmend me dal me fol për krimet që janë bërë në Kosovë.”

Haxhiu: E kam thënë edhe në të kaluarën, kanë pas deputetë të VV-së që kanë paguar dhe kanë financuar raporte kundër UÇK-së dhe tash po del edhe ministria haptazi në atë operacion. Jem dorëheqje, nëse nuk e ke atë guxim e ftoj kryeministrin Albin Kurti që të shkarkojë sepse je turp për përfaqësimin tonë.

Debati pakicë-shumicë u zhvendos edhe në planin ekonomik, te dialogu me Serbinë, dhe akuzat se qeveria Kurti po e keqmenaxhon pandeminë dhe situatën me vaksinat.

Haxhiu: Ajo shumë shpejt është shumë ngadalë, është humbje e jetëve për qytetarët e Republikës së Kosovës. Të nderuar, nëse nuk jeni të zot me siguru vaksina, nëse nuk jeni të zot me udhëheq, hapni rrugë. Ka njerëz që dinë të punojnë dhe munden ta sigurojnë vaksinën, edhe ata i keni mohuar edhe parakontratat.

https://www.youtube.com/watch?v=54viXDxxsI4

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI