Flash

Umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Lapsi.al 6 May 2021
Umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në

Pas 4 viteve rresht cilësuar si rrjeti më i mirë celular në vend, Vodafone merr për herë të parë çertifikimin edhe për cilësinë e rrjetit fiks. Një prej kompanive lider ndërkombëtarë në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri për rrjetin fiks, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta për gjithë treguesit e performancës së rrjetit fiks.

Në një ceremoni të zhvilluar online, Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut, Hakan Ekmen, i dorëzoi virtualisht çmimin Vodafone dhe përgëzoi kompaninë për arritjen e këtyre rezultateve në testim!.

Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut tha:

“E përgëzojmë Vodafone dhe skuadrën për ofrimin e eksperienës më të mirë të rrjetit fiks në Shqipëri. Kjo arritje merr akoma më shumë vlerë në kohë të vështira si të pandemisë Covid-19, ku nevoja për një internet te mirë janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat si puna apo edukimi në distancë”

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Jemi shumë krenar për këte arritje. Edhe pse operojmë për një kohë të shkurtër në tregun fiks, angazhimi dhe investimet tona për zhvillimin e infrastrukturës fikse kanë dhënë rezultat. Tashmë i ofrojmë klientëve tanë rrjetin më të mirë celular dhe fiks kudo në Shqipëri. Kjo na afron akoma më shumë me aspiratën tonë për të realizuar shoqërinë dixhitale në Shqiperi.. Zhvillimi i infrastrukturës fikse është nje domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë. Investimet tona do vijojnë dhe premtojmë të sjellim risi në treg falë prezantimit të teknologjive të reja dhe shërbimeve dixhitale që pozicionojnë Vodafone si partner i zhvillimit”

umlaut ka analizuar cilësinë e internetit fiks në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në nivel kombëtar. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti 709 pikë nga 1000 për sa i përket performancës së rrjetit fiks në total, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira celulare dhe fiks në treg për klientët.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI