Flash

VIDEO/ Momenti dramatik në det kur rimorkiatori francez përplas qëllimisht anijen angleze

Lapsi.al 6 May 2021
VIDEO/ Momenti dramatik në det kur rimorkiatori francez përplas

Është konsideruar si një momenti dramatik kur një rimorkiator francez u përplas qëllimisht me një anije britanike patrullimi mëngjesin e së enjtes në ishullin e Xhersit. Anija britanike “Jonathan Ruff” mori një goditje nga francezja “Lasgot”, e cila kishte dalë në det për të zmbrapsur ato që i konsideron si “pushtues”.

Mediat publikuan pamjet e momentit kur "Lasgot" shton shpejtësinë dhe përplaset me anijen britanike duke i shkaktuar dhe disa dëme materiale. Londra nisi më herët dy anije patrullimi drejt ishullit të Xhersit për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me peshkimin në ujërat përreth tij.

Ministrja franceze e çështjeve detare deklaroi se vendi i saj do të hakmerrej duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujërat e saj.

Ishulli i vetëqeverisur i Xhersit është një prej Channel Islands, të ndodhur vetëm 14 milje nga brigjet franceze. Edhe pse teknikisht nuk janë pjesë e mbretërisë së bashkuar, këto ishuj janë të varur nga kurora britanike dhe në shkallë ndërkombëtare mbrohen e përfaqësohen prej qeverisë britanike. Por furnizimi i tyre me energji elektrike varet nga një rrjet nënujor kablosh që vijnë nga Franca.

https://www.youtube.com/watch?v=3RY8e76k0c4

https://www.youtube.com/watch?v=xJcOtxdzPGA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI