Flash

Misteri i zhdukjes së Pecorellit, hetuesit italianë kërkesë prokurorisë shqiptare për prova të reja

Lapsi.al 7 May 2021
Misteri i zhdukjes së Pecorellit, hetuesit italianë kërkesë

Policia shkencore e Romës do të verifikojë provat e mbledhura në vendin ku u gjet e djegur makina në të cilën udhëtonte Davide Pecorelli. Hetuesit ende nuk kanë mundur të zbulojnë detaje nga ngjarja e ndodhur në Gjegjan të Pukës teksa kanë kërkuar nga Shqipëria materiale të reja.

Vijon të jetë mister fati i biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili rezulton të këtë humbur gjurmët në Shqipëri që prej datës 6 janar 2021.

Automjeti i tij i cili rezulton ta ketë marrë me qira në Rinas u gjet u djegur në fshatin Gjegjan të Pukës dhe breda saj disa objekte personale.

Hetuesit italianë dhe ato shqiptarë u bënë bashkë në mënyrë zbardhjen e plotë të ngjarjes por deri më tani pa rezultat.

Disa mbetje kockore u rekuperuan në vëndin e ngjarjes por që rezultuan të pamjaftueshme për të ekzaminuar ADN e për të vërtetuar nëse janë apo jo të Davide Pecorellit.

Mediat italiane raportojnë se Prokuroria e Perugias është në pritje që magjistratura shqiptare të dërgoj në Itali, një grup të dytë të provave të rekuperuar në makinën e djegur e që për të cilat autoritetet italiane kanë bërë një kërkesë zyrtare.

Ndërkohë bëhët me dije se prokuroria italiane e Perugias e cila ka ngarkuar Policinë shkencore të Romës për analizimin e të gjitha provave të mbledhura për çështjen "Pecorelli" e kërkojnë mbërritjen në Itali të të gjitha elementeve që autoritetet policore shqiptare kanë rekuperuar në automjetin e djegur të sipërmarrësit të zhdukur.

Për hetuesit italianë duke absurde që një zjarr kaq i fuqishëm i automjetit, i cili ka shkatërruar kockat sa nuk mund të analizohen, ka lënë të shpëtojë telefonin celular të Davides i cili funskionon në mënyrë perfekte dhe sot.

Një tjeter dyshim i hetuesve italianë është se Davide Pecorelli mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë çështje prokuroria ka hapur një dosje hetimore për vrasje e për trafik droge ndaj personave të panjohur, me dyshimin e lidhjeve me persona të botës së krimit në trafikun e lëndëve narkotike mes Perugia e Tirana./ Ora news

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI