Flash

Shesheli kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë ushtarake në Kosovë, do ju sulmojmë me raketa

Lapsi.al 8 May 2021
Shesheli kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë

Shtimi i forcave kroate në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe keqcitimi në media i ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, për gjoja ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për stabilitet të rajonit, ka acaruar jo vetëm presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por edhe liderin e radikalëve serbë, kriminelin e luftës Vojislav Sheshel.

Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, ka deklaruar për mediat serbe se “kroatët po duan të ndërtojnë bazë ushtarake në shtetin e ‘rremë’ të Kosovës, në mënyrë që t’u japin instruksione që serbëve në Kosovë t’ua bëjnë atë që ua kanë bërë serbëve në Republikën Srpska dhe në Krainë [Kroaci].

Kroatët duhet të paralajmërohen se ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme. Ushtarë legalë në Kosovë, kur janë ndërkombëtarë, janë vetëm ata që dërgohen në kuadër të KFOR-it, kurse ata që shkojnë jashtë KFOR-it dhe që bëjnë një bazë të veçantë kroate, për neve kanë statusin e një skuadre banditësh”, ka thënë Sheshel.

Më tej, ai ka kërcënuar edhe me sulm raketor ndaj një baze eventuale ushtarake kroate në Kosovë.

“Le të mos habiten nëse një ditë i gjuajmë me raketa dhe shkatërrojmë gjithçka atje, kurse ata që eventualisht do t’i zëmë robër dhe do t’i dënojmë si banditë me burgime të gjata. E drejta ndërkombëtare nuk i mbron ata”, është shprehur Sheshel.

Ai ka deklaruar se ushtarët kroatë rrezikojnë kokën e tyre, prandaj më mirë të mos shkojnë [në Kosovë].

Ai madje ka thënë si një ndëshkim, për shkak të kësaj shqiptarët duhet të fshihen, duke theksuar se kur e thotë këtë nuk mendon në popullsinë civile dhe njerëzit e zakonshëm.

Ndryshe, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it, presidenti kroat tha se nëse do ta dinte se Serbia do të shqetësohej aq shumë, do të kishte biseduar me homologun serb për këtë çështje.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset një vajzë

Një automjet ka përplasur një këmbësore në qytetin e Lezhës. E reja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes....

20:37

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit. Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Sikundër mësoh...

18:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI