Flash

BE firmos me Pfizer-BioNTech kontratën për 1.8 miliardë doza vaksine

Lapsi.al 9 May 2021
BE firmos me  Pfizer-BioNTech kontratën për 1.8 miliardë doza

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruajti në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara” me të njëjtën sasi dozash si alternativë në të ardhmen. Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu do të sigurojë se të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja, shkruan VOA.

Komisioni Evropian aktualisht ka krijuar një portofol prej 2.6 miliardë dozash nga gjashtë kompani. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë”, tha zonja von der Leyen në një mesazh në Twitter. Pfizer-BioNTech kishte një kontratë fillestare prej 600 milionë dozash me BE-në.

Njoftimi i së shtunës reflekton gjithashtu besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo që u përdor për vaksinën e prodhuar në bashkëpunim nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI