Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Dosja në KQZ/ PD nxjerr emrat: Grupet kriminale kërcënuan njerëzit tanë

Lapsi.al 9 May 2021
Dosja në KQZ/ PD nxjerr emrat: Grupet kriminale kërcënuan

Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe aty duhet të përsëriten votimet. PD kërkoi rivotim në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, “procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua”.

Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare pohuan se fashikuj të tërë me fakte provojnë atë që opozita e quan “një masakër elektorale” e projektuar dhe zbatuar nga kryeministri Rama, nga Partia Socialiste dhe administrata e saj në pushtet, një regjim, që kontrollon gjithë sistemin shtetëror.

“Depozituam qindra prova dhe fakte, që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë - shtet. Provat shkojnë nga angazhimi i shtetit dhe administratës në shërbim të PS-së, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë” – deklaruan juristët e Partisë Demokratike.

Një tjetër ankesë është cilësimi si antikushtetues i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

“Ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baraz me afro 8 mandate deputetësh. Qeveria pamundësoi votat e emigrantëve shqiptarë në tërësi dhe deri tek karantina 3-ditore për të penguar në kufi emigrantët të vinin në atdhe fizikisht për të votuar” – thanë përfaqësuesit e PD.

Në dosjet voluminoze që PD depozitoi në KQZ përfshihet edhe Qarku i Elbasanit. Teksa e konsideron një nga qarqet më problematike lidhur me sigurinë dhe rendin publik, PD thekson se ai kontrollohet nga bandat.

PD përmend edhe listën e kandidatëve për deputetë të PS atje ku Klevis Xhoxhi, “nipi i gruas së kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili mbështetet fuqishëm nga grupi kriminal i Suel Çelës”.

Një tjetër kandidat për deputet, tashmë i zgjedhur sipas PD është Saimir Hasalla, dhëndri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili “mbështet fort nga grupi kriminal i Ardian Rakipit, që është vëllai i Aqif Rakipit. Ardian Rakipi është ndër trafikantët më të fuqishëm të drogave të forta dhe jo vetëm në vend, me aktivitet në Holandë, Itali dhe Angli”, - thuhet në dokumentin e PD depozituar në KQZ.

Më tej thuhet se në këtë qark, rastet e shitblerjes së votës dhe shkeljet e tjera flagrante të ligjit janë të shumta, ndërsa për periudhën mars-prill janë depozituar 50 kallëzime penale në SPAK dhe 130 kallëzime në prokuroritë e rretheve.

“Ndër 50 kallëzimet e depozituara në SPAK, 30 prej tyre kanë të bëjnë me raste flagrante të shitblerjes së votës nga drejtues e përfaqësues apo mbështetës të Partisë Socialiste”, - thuhet më tej.

Demokratët pretendojnë se në këtë qark, kandidatët socialistë kanë ngritur një infrastrukturë kriminale që cenon standardet e zgjedhjeve.

“Nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike është vërejtur një rritje e aktivitetit kriminal në Qarkun e Elbasanit, i cili konsiston kryesisht në kërcënimin e strukturave të Partisë Demokratike nga eksponentë të krimit të organizuar, blerjen e votave kundrejt shumave të caktuara me vlera monetare, premtimeve për punësim nga ana e eksponentëve të Partisë Socialiste që operojnë në Qarkun e Elbasanit, kanosje për largime nga puna, mbledhje e mjeteve identifikuese”, thuhet më tej.

“Shtetasi Suel Çela, shtetasi Klemend Xhaferri, Marsel Agron Rroka, Gëzim Rusi, Ernaldo Metaj, Ernest Skilja, Mehmet Greca, janë angazhuar në veprime penguese përmes kanosjes, dhunës apo çdo mënyrë tjetër ndaj subjekteve zgjedhore në mënyrë që këto të fundit të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore”, - thuhet në dosjen e PD.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI