Flash

Kokainë dhe mijëra paund, prangosen katër shqiptarë në Londër (Emrat)

Lapsi.al 9 May 2021
Kokainë dhe mijëra paund, prangosen katër shqiptarë në

Në dy ditët e fundit, policia britanike arrestoi katër shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Londër.

Policia e Londrës ka sekuestruar një armë zjarri, municion, 60 mijë paund dhe kokainë, në një apartament në kryeqytetin britanik, në të cilin rrinin dy shqiptarë.

Policia bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ku kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60 mijë paund të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mijë paund, pas një operacioni në Colindale.

Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se, sipas mediave britanike, po mbushnin qytetin me kokainë. Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uillesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrou Croun muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel. Edhe mbrëmja dhe nata ruajnë të njëjtën tablo të motit të kt...

11:04

Aksident në Lezhë, plagoset një vajzë

Një automjet ka përplasur një këmbësore në qytetin e Lezhës. E reja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes....

20:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI