Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Analiza e BIRN/ Si shpjegohet vota në qarkun e Korçës dhe pse LSI mbeti pa mandat

Lapsi.al 10 May 2021
Analiza e BIRN/ Si shpjegohet vota në qarkun e Korçës dhe pse

Korçarët i dhanë edhe një herë një fitore të pastër socialistëve në zgjedhjet e së dielës me 48.9% të votave, megjithëse PS mori 2,200 vota më pak në krahasim me vitin 2017, ndërsa demokratët u rritën me mbi 8%.

Pas përfundimit të numërimit të votave, pjesëmarrja në Qarkun e Korçës rezulton e njëjtë me atë të katër viteve më parë dhe jo, siç u sugjerua nga të dhënat paraprake të KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve, më e lartë. Vetëm 47% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votimet e këtij qarku ku përfshihen bashkitë Korçë, Devoll, Pogradec, Maliq, Ersekë dhe Pustec.

Socialistët morën 60 mijë vota, demokratët 50 mijë dhe LSI mori 8500 vota.

Demokratët rezultojnë shumicë në bashkinë Devoll (46%) ndërsa socialistët janë shumicë në bashkitë e tjera, ku në Kolonjë morën 53%, në Maliq 52%, në Pogradec 49% dhe në Korçë me 47%. Në Bashkinë Korçë rezultati i socialistëve është vetëm 100 vota më i lartë se sa rezultati i PD dhe LSI të llogaritura sëbashku, gjë që e bën ndoshta fushëbetejë këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi rezultoi kandidati më popullor mes socialistëve duke marrë mbi 11 mijë vota pëlqyese, pasuar nga Ilirian Pendavinji me 6,200 vota dhe Bledi Çomo me gati 5,800 vota. Por pavarësisht numrit të lartë të votave pëlqyese, Çomo, nënkryetar aktual i bashkisë Pogradec, nuk do të jetë deputet, pasi është renditur i teti në listën e PS.

Mes demokratëve, 33 vjeçari Ervin Salianji duket se realizoi një fitore të dyfishtë, duke qenë vetë më i votuari me 9,400 vota si dhe duke siguruar një shumicë të thjeshtë në zonën e Bilishtit. Seladin Jakupllari, mjek në Pogradec, u rendit i dyti me 7400 vota ndërsa po kaq mori edhe Bledjon Nallbati, ish-kryebashkiak i Devollit.

Blerina Gjylameti është gruaja më e votuar mes kandidateve të PS me 5,400 vota ndërsa Marjeta Halili është kandidatja më e votuar në PD me 2300 vota.

Rreth 88% e votuesve të PD dhe 85% të PS dhanë votë pëlqyese. /BIRN

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI