Flash

Kina fajëson SHBA-në si përhapëse e panikut të panevojshëm për raketën: Janë ziliqarë për progresin tonë të shpejtë në teknologji

Lapsi.al 10 May 2021
Kina fajëson SHBA-në si përhapëse e panikut të

Për afro një javë, raketa kineze "Long March 5B" u bë kryefjala e shumë lajmeve nga agjensi dhe media anembanë globit. Teksa ekspertët ndiqnin me vëmendje trajektoren që mund të ndërmerrte raketa e pakontrolluar, nuk munguan spekulimet për vende të ndryshme ku mund të binin mbetjet e saj. Pavarësisht panikut dhe alarmit që u përhap në shumë vende të botës, që ndoqën me shqetësim lëvizjen e raketës në hapësirë, qendra hapësinore e Kinës qendronte e heshtur. Më në fund, pasi mbetjet e raketës kishin rënë në oqeanin Indian, pranë Maldiveve, ka ardhur reagimi i parë.

Disa media në Kinë kanë shkruar se gjithë vëmendja intensive tek lajmi i raketës është bërë me qëllim diskreditimi të programit hapësinor kinez, në një përpjekje për të venitur shkëlqimin e tyre.

“NASA por edhe zyrtarë të tjerë perëndimorë janë ziliqarë ndaj progresit të shpejtë të Kinës në teknologjinë hapësinore dhe e përdorën këtë rast për të errësuar të ardhmen e ndritur për të cilën Kina po përgatitetm sidomos pas planeve për ndërtimin e stacionit hapësinor.”, shkruan një gazetë në Pekin.

Të këshilluara

Natë e përgjakshme në Amerikë

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI