Flash

Pushimet në Shqipëri/ Sezoni nis me tre të helmuar në Lalëz dhe breshëri plumbash në Vlorë

Lapsi.al 10 May 2021
Pushimet në Shqipëri/ Sezoni nis me tre të helmuar në

Vdekja e tre pushuesve në Gjirin e Lalëzit dhe një atentat në mes të Vlorës, janë dy ngjarje që sinjalizojnë mungesën totale të shtetit në bregdetin e vendit tonë, në prag të sezonit turistik. është historia e dhimbshme familjes Haliti, që erdhën të pushojnë nga Kosova, por që humbën jetën nga helmimi i kërpudhave, pasi kishin kërkuar ndihmë në ambulancën e Manzës. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti u drejtuan për në ambulancë të enjten në mëngjes, por pas mjekimit të parë u dërguan sërish në shtëpi. Siç pranojnë vetë mjekët, ata ishin trajtuar me nga një serum me vitamina, megjithëse e kishin bërë të qartë se ishin helmuar nga kërpudhat.

Djali i familjes Haliti tha se familjarëve të tij nuk u ishte bërë asnjë analizë, por mjekët u shprehën të sigurtë se kishin respektuar pikë për pikë protokollin e parashikuar në këto raste, që ishte serumi me vitamina. Sipas të gjitha gjasave, në ambulancë mungonin pajisjet që do të kishin garantuar një mjekim më të specializuar se serumi me vitamina, ndaj dhe të sëmurët ishin dërguar në shtëpi.

Kur gjendja e tyre u përkeqësua më tej, ata u rikthyen edhe një herë në ambulancë dhe më pas u transportuan drejt spitalit të Durrësit dhe më pas në Tiranë, ku humbën jetën.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti që kishin zgjedhur të pushonin në Lalëz ngre pikëpyetje të forta për kapacitetet e institucioneve shëndetësore në një zonë ku dynden dhjetëra mijëra pushues gjatë muajve të verës.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-10-at-22.05.12.mp4"][/video]

Një ngjarje tjetër e rëndë, të bën të mendosh dy herë për pushimet në Vlorë. Hesapet e vjetra janë zgjidhur sërish nga breshëritë e automatikut. Në mes të ditë, në një prej rrugëve ku duket të lëvizin qytetarë, vrasës që mezi përdorin armët kanë derdhur breshëri plumbash dhe kanë mundur të largohen, duke lënë pas të një të vdekur, në një situatë jashtë kontrollit, ku policia është inekzistente.

Atentati në Vlorë ndodh në prag të sezonit turistik, në një kohë kur qyteti bëhet gati të presë mijëra pushues nga brenda dhe jashtë vendit, dhe kur më shumë se kurrë duhet garantuar siguri dhe rend nga forcat e policisë.

Të dyja ngjarjet janë kaluar në heshtje nga autoritetet shtetërore, por janë një këmbanë alarmi për këdo që këtë vit planifikon të bëjë pushimet në bregdet.©Lapsi.al

Të këshilluara

Faktet/ A po e shet dhe Basha Ilir Metën?

PD dhe LSI janë në ditën e tyre më të keqe që prej vitit 2017 kur ato filluan të ngrejnë një platformë opozitare së bashku. Termi koalicion opozitar jo vetëm ta...

16:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI