Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Shqiptarët që kanë bërë vaksinën, si të pajiseni me pasaportë jeshile

Lapsi.al 10 May 2021
Shqiptarët që kanë bërë vaksinën, si të

Të gjithë shqiptarët që tashmë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, mund të pajisjen me pasaportën e gjelbër.

Ky është një dokument që shkarkohet nga e albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të lëvizë lirshëm dhe pa kufizim. Ja si mund ta siguroni këtë dokument. Në portalin e albania, vendosni kodin NID qe ndodhet ne kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.

Kjo pasaportë është e përdorshme për udhëtim sipas vendeve të ndryshme në Europe dhe në botë. Janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim por së shpejti pritet të ketë një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim. Disa vende për shkak se ekonominë e kanë të bazuar tek turizmi, do të njohin në mënyrë të njëanshme pasaportën e gjelbër.

Vende si Greqia apo Italia kanë nisur bisedimet dypalëshe mes vendeve për të lejuar udhëtimet me pasaportën Covid.

Disa nga vende evropiane njohin dokumentin në rastet kur janë përdorur vaksina të certifikuara prej tyre por vende por Greqia ka vendosur të njohë edhe vaksinat e tjera, si Sinovak kineze. Ndërkohë që EMA në bashkimin evropian ka marrë në shqyrtim vaksinën e njohur kineze me të cilën janë imunizuar nga covid një numër shumë i madh i shqiptarëve./TCH

Të këshilluara

Covid, rihapen të gjitha shkollat në Greqi

Shkollat fillore dhe çerdhet si dhe kolegjet në të gjithë Greqinë u rihapën sot, katër javë pas gjimnazeve, pas gjashtë muajve të mbyllura si pasojë e masave ku...

16:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI