Flash

Tensionohet situata, gjashtë raketa qëllohen nga Rripi i Gazës në Jerusalem

Lapsi.al 10 May 2021
Tensionohet situata, gjashtë raketa qëllohen nga Rripi i Gazës

Gjashtë raketa janë qëlluar nga Rripi i Gazës në zonën e Jeruzalemit, sipas Kanalit 12 të Izraelit. Nuk raportohet për dëme të mëdha apo të lënduar ndërsa Qyteti i Vjetër është evakuuar. Ekipet e ushtrisë po kontrollojnë ndërkohë nëse raketat kanë rënë në zona të banuara.

Sulmi ndodhi në një kohë kur me mijëra izraelitë po marshonin për të festuar Ditën e Jeruzalemit. Hamasi kërcënoi në fillim të ditës se do të lëshonte raketat për shkak të përplasjeve të vazhdueshme në Jeruzalem.

Organizata më tej mori përgjegjësitë e sulmit duke thënë se u bë në "përgjigje të krimeve [izraelite] dhe agresionit kundër qytetit të shenjtë dhe ngacmimit të popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa, dhe ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë".

Të këshilluara

Natë e përgjakshme në Amerikë

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI