Flash

Të shtëna me armë në një shkollë ruse, vriten 8 nxënës dhe një mësues

Lapsi.al 11 May 2021
Të shtëna me armë në një shkollë ruse, vriten 8

Të paktën nëntë persona janë vrarë pas të shtënave me armë në një shkollë në Rusi. Ngjarja ka ndodhur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit, të martën në mëngjes, ka raportuar agjencia e lajmeve e Moskës TASS, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës

Një zyrtar u tha gazetarëve se “nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tetë fëmijë dhe një mësues. 10 persona janë plagosur, dhe katër prej tyre janë shtruar në spital”.

Mediat ruse raportojnë se autori është një 17-vjeçar, i cili ndodhet ene brenda godinës së shkollës. Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, mbërriti në vendin e ngjarjes, dhe ka komunikuar me oficerët jashtë shkollës.

Kazan, i vendosur rreth 800 km nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit.

 

Të këshilluara

Natë e përgjakshme në Amerikë

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI