Flash

Zgjedhjet, KAS nis nesër shqyrtimin e ankesave të opozitës

Lapsi.al 11 May 2021
Zgjedhjet, KAS nis nesër shqyrtimin e ankesave të opozitës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar 18 kërkesa ankimore për tu shqyrtuar. Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në nesër nga ora 09:30. Mes kërkesave që kanë kaluar për shqyrtim janë dhe ato të PD (9 të tilla) dhe LSI (6), të cilat janë pranuar të gjitha. Po ashtu janë pranuar për tu shqyrtuar edhe kërkesat e 3 kandidatëve të pavarur të VV.

Njoftimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve verifikoi elementët e formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ.

Në përfundim të verifikimit, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues z. Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues z. Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

KAS vendosi mos pranimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 45 me objekt “Detyrimin e KQZ për të na pajisur me vendimin per votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërise në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021” me ankues koalicionin ABEOK dhe nr. 47 me objekt “Rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës” me ankues zj. Lediana Fratari, kandidate për deputete, qarku Tiranë (PD-AN)”.

Gjithashtu, KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12.05.2021, duke filluar nga ora 09:30.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, 'Audi' përplas një grua

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar. Mesohe se një makinë tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç ka pë...

19:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI