Flash

Atentati ndaj Everest Çakës në Elbasan/ Zbulohen detaje të reja nga hetimet

Lapsi.al 12 May 2021
Atentati ndaj Everest Çakës në Elbasan/ Zbulohen detaje të

Prokuroria e Elbasanit reagoi për herë të parë mbrëmjen e së mërkurës për ngjarjen e rëndë të 24 orëve më parë kur në këtë qytet u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka. Me një fjalit të shpërndarë për mediat nënvizohet se viktima “nuk është marrë në pyetje nga autoritetet belge gjate kohës së kryerjes së veprimeve të tyre në Prokurorinë e Elbasanit”.

Bëhet fjalë për një grup prokurorësh belgë që mbërritën në këtë qytet pak javë më parë të cilët interesoheshin për vrasjen e Arjan Spahiut, kushëri i Everest Çakës. Spahiu u ekzekutua në një atentat në Bruksel në 28 nëntor të vitit të kaluar.

Përveç këtij njoftimi të shkurtër prokurorët e Elbasanit kanë qenë hermetikë në dhënien e informacioneve. Mësohet se janë thirrur mbi 25 persona për tu pyetur, por asnjë nuk është ndaluar pas dhënies së dëshmive. Pistat ku po hetohen mbeten ato të hakmarrjes apo e prishjes së pazareve të aktiviteteve të paligjshme.

Viktimës i kanë vrarë edhe një vëlla vite më parë në Spanjë. Dosjet e hapura janë të shumta. Është hapur edhe vrasja e Gëzim Alikajt në Elbasan, ngjarje e ndodhur në vitin 2010. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamera të shumta sigurie në zonë në përpjekje për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen. Dëshmitarja kryesore e ngjarjes është bashkëshortja e të ndjerit, Silvana Çaka, e cila duket se nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me vrasësit. 

“Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah”, - tha ajo.

Autorët kanë përdorur një armë me silenciator pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna. Makina e autorëve u gjet e djegur në një fshat në Golem të Kavajës. Mënyra e organizimit të vrasjes hedh dyshime të forta për hetuesit se bëhet fjalë për vrasës me pagesë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI