Flash

BE planifikon të nxjerrë certifikatën për vaksinën kundër COVID-19 në qershor

Lapsi.al 12 May 2021
BE planifikon të nxjerrë certifikatën për vaksinën

Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës.

Lëshimin e një dokumenti të tillë po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi.

“Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.

Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime.

Zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese.

Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale. /Rel/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI