Flash

COVID-19/ Anglia vë në përdorim certifikatën e vaksinimit

Lapsi.al 12 May 2021
COVID-19/ Anglia vë në përdorim certifikatën e vaksinimit

Anglia do të fillojë të përdorë certifikatat dixhitale të vaksinimit nga java e ardhshme, sipas masave të reja shëndetësore të njoftuara sot.

“Certifikimi, duke qenë në gjendje të tregojë se jeni vaksinuar, do të jetë i nevojshëm që njerëzit të mund të udhëtojnë”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, për transmetuesin britanik Sky News.

“Pra, ne duam të sigurohemi që njerëzit të mund të kenë qasje të paktën në këtë provë, për t’ua treguar qeverive të vendeve të tjera që janë vaksinuar, nëse ua kërkojnë atë për të shkuar atje”, shtoi ai.

Nga e hëna, banorët në Angli do të mund të përdorin aplikacionin e tyre të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të treguar se janë vaksinuar, kur udhëtojnë jashtë shtetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI