Flash

Hetimet/ Si e mashtruan policinë autorët e vrasjes në Elbasan

Lapsi.al 12 May 2021
Hetimet/ Si e mashtruan policinë autorët e vrasjes në Elbasan

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin e Everest Çakës, mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë Mbretit. Burime nga grupi hetimor për Balkanweb bëjnë me dije se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të tyre.

Për të siguruar kështu se nuk do të ndërronte itinerarin duke u dështuar atentatin dhe çuar deri në fund detyrën që kishin marrë përsipër. Por nuk mbaron këtu.

Mesa duket kësaj here kemi të bëjmë me një grup të mirëorganizuar dhe profesionistë që kanë vendosur të “luajnë” me Policinë. Kjo pasi mësohet se automjeti i gjendur i djegur në një fshat të Kavajës, pak minuta pas vrasjes, nuk është ai në të cilin ndodheshin autorët e krimit. Por një “diversion” i krijuar nga autorët për të fituar më shumë kohë në mënyrë që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Një tjetër detaj është se pak para vrasjes në zonë ka qarkulluar një motor me katër rrota, prodhim i fundit, mbi të cilin ndodheshin dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra. Pamja e tyre dhe mjeti i veçantë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI