Flash

Hetimet/ Tre pista për ekzekutimin në Elbasan, dyshohet për vrasës me pagesë, lirohen 25 të shoqëruarit

Lapsi.al 12 May 2021
Hetimet/ Tre pista për ekzekutimin në Elbasan, dyshohet për

E vetmja dëshmitare në atentatin ndaj e Everest Cakës ishte bashkëshortja e tij Silvana. Edhe pse mbeti e plagosur ajo ka treguar përballë hetuesve mënyrën si ndodhi ngjarja, por pa mundur të identifikojë autorët për shkak të errësirës dhe fytyrës që mbanin të mbuluar. “Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah” tha ajo. Silvana tregon se e plagosur mundi të dalë nga makina për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortit të saj, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 41-vjeçari është qëlluar me të paktën 12 plumba nga një distancë e afërt dhe pjesën më të madhe e ka marrë në qafë dhe në bark. Deri më tani janë shoqëruar në komisarit mbi 25 persona, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Nisur nga mënyra si është kryer krimi, hetuesit kanë dyshime se autorët mund të jenë vrasës me pagesë. Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet, ajo e vrasjes për shkak të përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës, ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit. Nga verifikimet Çaka rezulton se është i afërm i Arjan Spahiut që mbeti i vrarë në Belgjikë një vit më parë. Ky i fundit kishte lidhje familjare me vëllezërit Indrit dhe Erjon Alibej, i pari mbeti i vrarë në dhjetor të 2018-tës, ndërsa Erjon Alibej është arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të ndodhura së fundmi në Elbasan.

Një tjetër pistë është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima është dyshuar në 2010-tën për ekzekutimin e 52-vjeçarit Gëzim Alikajt në Elbasan. Në atë kohë policia kishte dyshime se vrasja u krye për hakmarrje pasi vëllai i 52-vjeçarit kishte urdhëruar vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë, vëllait të Everest Çakës. Ky i fundit u dyshua edhe për masakrën e familjes Mahmuti, që në nëntor të viti 2011 në Elbasan u vranë me nga një plumb në kokë vëllezërit Emin e Xhelal Mahmuti dhe babai i tyre Pëllumb Mahmuti. Personi i vetëm që i shpëtoi atentatit ishte Zenel Mahmuti, që dyshohet se ishte shkaku i kësaj ngjarje të rëndë pasi ishte në kërkim nga policia për vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë./ Abc

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI