Flash

Jetët e humbura nga Covid, tre qarqet që pësuan goditjen më të fortë (Raporti INSTAT)

Lapsi.al 12 May 2021
Jetët e humbura nga Covid, tre qarqet që pësuan goditjen më

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se nga muaji prill 2020 deri në muajin mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë, në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm.

Gjatë këtyre 12 muajve, kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, ndërkohë që në vitin e mëparshëm kalendarik (ose në periudhën prill 2019-mars 2020), humbën jetën 21.8 mijë persona duke shënuar një rritje të vdekshmërisë me rreth 42.7%. Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje.

Nëse i krahasojmë këto shifra me tremujorin e parë të vitit 2020, ku janë regjistruar 6198 vdekje, ato tregojnë shtesë të dukshme të vdekshmërisë.

Rritja e fataliteteve ka qenë e lartë në të gjitha qarqet si në tremujorin e parë 2021, ashtu dhe përgjatë një viti pandemi.

Në tremujorin e parë, rekordin e mban Tirana, e ndjekur nga Fieri e më tej Elbasani, Durrësi e Vlora, ndërsa numri më I ulët ka qenë në Korçë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se edhe gjatë një viti pandemik, pasojat më të forta në humbjen e jetëve janë shënuar në qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe të Lezhës

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI