Flash

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Nëse nuk vaksinoheni do t’ju zë koronavirusi

Lapsi.al 12 May 2021
Ministri gjerman i Shëndetësisë: Nëse nuk vaksinoheni do

“Kushdo që nuk është i vaksinuar do ta kapë koronavirusi” paralajmëroi ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann gjatë një konference shtypi sot, duke vënë në dukje se ulja e rasteve nuk duhet të çojë në pakujdesi. Sidoqoftë, ai siguroi se për momentin “gjithçka po shkon në drejtimin e duhur“.

Shkalla e rasteve të reja për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve është ulur ndjeshëm. “Shifrat po bien, por janë ende shumë të larta” tha Lothar Wheeler, kreu i Institutit Robert Koch, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp. Të dy zyrtarët përsëritën disa herë se vaksinimi është i nevojshëm dhe u bënë thirrje qytetarëve që të pranojnë injektimin e dozave.

Kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Charité, Christian Drosten tha sot se brenda 18 muajve të ardhshëm popullsia e Gjermanisë do të jetë imunizuar, ose përmes vaksinimit ose natyrshëm. “Virusi do të bëhet endemik”, shtoi ai, por “nuk do të zhduket”. “Dhe kushdo që tani zgjedh të mos vaksinohet duhet ta dijë se po zgjedh infeksionin natyror” paralajmëroi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI