Flash

Rinis kolaudimi/ Çfarë duhet të bëjnë ata që u ka mbaruar afati

Lapsi.al 12 May 2021
Rinis kolaudimi/ Çfarë duhet të bëjnë ata që u

Pas 4 muajsh pezullim shërbimi, në maj rinis kolaudimi i automjeteve. Por atyre që iu skadon së shpejti certifikata e kontrollit teknik të mjeteve nuk kanë përse të shqetësohen. Procesi nuk do të hapet me ta. Për më tepër, me ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor, vlefshmëria e kontrollit të kryer vitin e shkuar, praktikisht shtyhet edhe me një vit tjetër. Këtë e sqaron drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, përmes një shembulli konkret.

“Nëse vlefshmëria e certifikatës së një mjeti skadon në datën 1 qershor 2021, nuk kanë përse të paraqiten për kolaudim në atë datë, por në 1 qershorin e vitit 2022. Për qarkullimin do të njoftohen organet e Policisë dhe ndërkaq del edhe udhëzimi përkatës”.

Ky është skenari i parë me miratimin nga Presidenti të ndryshimeve në Kodin Rrugor. Një mosdekretim nga ana e kreut të shtetit, Ilir Meta, është skenari i errët i cili zgjat edhe më në kohë procesin, duke bërë që ligji t’i nënshtrohet edhe një herë shqyrtimit në Kuvend.

 

Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik janë përcaktuar një kategori automjetesh që e kanë emergjencë futjen në lupën e kontrollit teknik. Bëhet fjalë për mjetet që u kthyen mbrapsht vitin që shkoi, ato që hynë në Shqipëri gjatë kohës që kolaudimi nuk funksiononte si shërbim, si dhe një sërë mjetesh në funksion komunitar.

“Shërbimi do të nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje afati, as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet me kilometra të regjistruara pas datës 31 dhjetor 2020 që do t’i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë.

Përveç tyre janë dhe mjetet taksi, autoshkolla, ato që shërbejnë për transport udhëtarësh e ambulanca që u është bërë 12- mujorshi, 6+6. Pra, kanë kapur afatet e normave të reja të ndryshuara. E kështu gradualisht do të ecim”, - sqaron Blendi Gonxhe.

Kategoritë e automjeteve të sipërcituara përllogariten të jenë diku rreth 150 mijë të tilla. Me hapjen e shërbimit të kolaudimit, ata nuk mund të paraqiten kur të duan, por me të marrë njoftimin. Kjo është faza emergjente, që fut në shina procesin e kolaudimit, tashmë si shërbim shtetëror.

“Pastaj është faza e dytë. Mjetet përfituese të rregullave të reja do të njoftohen në sistem përmes ‘e-Albania’ apo në rrugë të tjera për skadencën e tyre”, - shton drejtori. Ndërkohë që pritet botimi në Fletoren Zyrtare, një udhëzim me detajet e procesit të kolaudimit është drejt përfundimit për t’u publikuar ditët në vijim. /Panorama

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI