Flash

Avionët izraelitë bombardojnë një zyrë turke të bamirësisë në Gaza

Lapsi.al 13 May 2021
Avionët izraelitë bombardojnë një zyrë turke të

Avionët luftarakë të Izraelit goditën sot disa pika në Rripin e Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banimi dhe dy banka. Al-Walid, një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin perëndimor të Gazës, u rrafshua me tokën. Brenda ndërtesës kishte apartamente banimi dhe dyqane tregtare, përveç zyrës së një grupi turk të ndihmave, Yardimeli.

Hani al-Agha, drejtori i Yardimeli në Gaza, tha se ata kanë humbur të gjitha të dhënat dhe informacionet në lidhje me punën e tyre. Ai theksoi se ndërtesa u shënjestrua për herë të parë në maj të vitit 2019. Qytetari palestinez Fahed al-Ghalayeni i cili jeton në ndërtesën e shkatërruar për AA tha se banorët nuk ishin në gjendje të merrnin diçka nga gjërat e tyre.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë të Izraelit goditën dy banka, të drejtuara nga grupi Hamas, në qytetin Rafah, Gaza jugore. Sulmet në Rafah synuan gjithashtu një pozitë ushtarake të krahut të armatosur të Hamas-it pranë kufirit Palestinë-Egjipt. Bombardimet izraelite në Gaza kanë vrarë 69 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe shtatë gra. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, theksuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI