Flash

Elon Musk ndryshon mendje: Nuk do të pranojmë më blerje me bitcoin

Lapsi.al 13 May 2021
Elon Musk ndryshon mendje: Nuk do të pranojmë më blerje me

Elon Musk deklaroi më Mars të këtij viti që do të pranonte dhe Bitcoin për blerjen e makinave elektrike, dhe më vonë u zbulua se ai kishte blerë 1.5 miliardë Dollarë kapital të monedhave virtuale. Megjithatë kjo ka ndryshuar. Drejtuesi i kompanisë së makinave elektrike Tesla, Elon Musk, ka njoftuar se nuk do të pranojnë më Bitcoin për blerjen e makinave.

Më një postim në mediat sociale, Musk ka sqaruar dhe shkaqet  që e kanë shtyrë për të marrë këtë vendim, ku kryesori është shqetësimi për ndryshimin e klimës.

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptomonedhat janë një ide e mirë, por po sjellin kosto të madhe për mjedisin“, shkroi Musk.

Ai gjithashtu deklaroi që prodhuesi i makinave elektrike nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e tij dhe synon ta përdorë atë për transaksione të tjera, dhe nxit përdorimin e energjisë më të qëndrueshme.

Pas këtij njoftimi vlera e Bitcion ra me më shumë se 10%, po ashtu dhe aksionet e Tesla pësuan në rënie të konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI