Flash

Meta uron Fiter Bajramin, shmang përgjigjen për komisionin hetimor

Lapsi.al 13 May 2021
Meta uron Fiter Bajramin, shmang përgjigjen për komisionin hetimor

Pas urimit që i bëri besimtarëve myslimanë me rastin e Fiter Bajramit nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët edhe për komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

I hapet rruga shkarkimit të Presidentit Meta, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor! 

Pyetjes nëse do të pranonte ftesën nga Komisioni Hetimor për t'iu bashkuar më datë 18 maj, Ilir Meta iu përgjigj si më poshtë.

"Vazhdojmë festën e mbarësi e gëzime të gjithëve." - u shpreh kreu i Shtetit.

Në mesazhin e tij jashtë selisë së Komunitetit, kreu i shtetit, tha se uron që sakrifica e besimtarëve në këtë muaj agjërimi, të shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e komunitetit Mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit për të uruar të gjithë besimtarët por dhe gjithë qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë për të shprehur mirënjohjen për ndihmën e mbështetjen që kanë dhënë për të sëmurët, për të pamundurit, ata në vështirësi më të mëdha, për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe” - u shpreh Presidenti i Republikës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje t...

06:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI