Flash

Shqipëria pa Covid në verë, qeveria jep 100 milionë lekë për promovimin e turizmit

Lapsi.al 13 May 2021
Shqipëria pa Covid në verë, qeveria jep 100 milionë

Sezoni veror do e gjejë Shqipërinë “Covid free”. Është ky synimi i qeverisë shqiptare për promovimin e turizmit në tregjet ndërkombëtare.

Përmes një VKM qeveria ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2021për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19. Vendimi është miratuar në mbeldhjen e qeverisë nëj ditë më parë.

“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në programin “Zhvillimi i turizmit”, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free”.

Sipas këtij vendimi fondi prej 100 milionë Lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.

Për shkak të situatës së pandemisë dhe marrëvehsjeve për sigurinë e vaksinave, buxheti i shtetit i cili kap vlerën e afro 6 miliardë Dollarëve është ndryshuar tre herë brenda vitit.

Ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik shqiptar, këtë vit pritet të ketë zhvillim për shkak të lehtësimit nga pandemia. Sipas autoriteteve shëndetësore situata e përmirësuar e Covid ka ardhur si rezultat i imunizimit natyror dhe vaksinimit të popullsisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje t...

06:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI