Flash

Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në mes të Shkupit

Lapsi.al 13 May 2021
Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në mes të Shkupit

Ditën e djeshme, në Shkup, është ekzekutuar me breshëri plumbash biznesmeni shqiptar Kamer Idrizi, 43 vjeç, banues në këtë qytet. Viktimë e këtij sulmi mbeti edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenit.

Kamer Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.

Biznesmeni 43 vjeçar vdiq në vendin ku u ekzekutua, ndërsa kushëriri i tij, 22-vjeçari që u godit nga gjashtë plumba u dërgua në urjgenë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.

Kamer Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm dhe një person problematik në zonë. Më shumë ai u bë i njohur për publikun e gjërë në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje t...

06:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI