Flash

(VIDEO) Vranë ish-komandantin e tyre, Hamasi lëshon dhjetëra raketa mbi Izraelin

Lapsi.al 13 May 2021
(VIDEO) Vranë ish-komandantin e tyre, Hamasi lëshon dhjetëra

Militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në mbi Izraelin, pasi sulmet e kësaj të fundit, vranë ish-komandantë të saj e rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Përshkallëzimi i luftimeve e konfliktit, filloi të hënën, ndërsa e gjithë tabloja, të ofron pamjen e një sheshbeteje të madhe, shkruan BBC. Konflikti është vendosur edhe në rrugët e Izraelit, ku hebrenjtë dhe arabët izraelitë, po përleshen mes tyre. Sipas raportimeve, të paktën 67 njerëz në Gaza dhe 7 në Izrael kanë mbetur të vrarë.

Lexo më tej: 

Lindja e Mesme vlon sërish/ Izraelitët dhe palestinezët po nisin një tjetër luftë të përgjakshme 

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, në një prononcim për mediat, ka thënë se do të angazhojë ushtrinë në ndihmë të policisë, për të ruajtur rendin në zona të trazuara nga dhuna.

“Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebre që sulmon arabët”, është shprehur ai.

Militantët palestinezë kanë qëlluar me raketa në Izrael që nga e hëna në mbrëmje, dhe Izraeli është përgjigjur duke goditur objektiva në territorin e tyre në Rripin e Gazës.

IDF tha se rreth 1,500 raketa ishin qëlluar nga Gaza në qytetet izraelite që nga koha që luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 400 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit, 67 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI