Flash

Del VIDEO e arrestimit të efektivit të RENEA me 1 kg kokainë, në pranga edhe 2 të tjerë (EMRAT)

Lapsi.al 14 May 2021
Del VIDEO e arrestimit të efektivit të RENEA me 1 kg kokainë,

Policia e shtetit ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e 1 kg e 88 gram kokainë si dhe arrestimin e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi.

Policia thotë se "Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "BARON", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhulio Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor Tiranë - Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi Xhulio Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, 5 aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-14-at-20.33.21.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksidentohet një 11-vjeçar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mesditën e sotme. Raportohet se një motor ka përplasur një fëmijë në fshatin Labinot mal. I mituri po transportohet drejt ...

14:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI